Policët i arrestojnë në mes të rrahjes sulmuesit që e goditën me grushte e shqelma një vajzë në Pejë
BILLI

Lexo edheE rëndë: Një grua dhe një djalë rrahin brutalisht një vajzë në mes të rrugës në Pejë

Një burrë dhe një grua rrahin një vajzë në Pejë, kështu shihet në një video është dërguar në redaksinë e Gazetës Express.
Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka thënë për Gazetën Express se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.
“Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, tha zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi.

Lexo edheE rëndë: Një grua dhe një djalë rrahin brutalisht një vajzë në mes të rrugës në Pejë