back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaJetëKuriozitetePolicët e Nju Jorkut i shpëtojnë jetën foshnjës që po ngufatej

Policët e Nju Jorkut i shpëtojnë jetën foshnjës që po ngufatej

Të ngjajshme

Ndiheni të lodhur edhe kur nuk bëni asgjë? Ja arsyeja

Ka ditë kur zgjohesh i lodhur, edhe pse ke...

“Benita i gjuhet me dy duart” – Londrimi flet për relacionin e saj me Klodin

Trekëndëshi Benita-Klodi-Elijona ka qenë temë diskutimi sonte në prime. Një...

Pse Interi po heziton në shitjen e Luis Henriques?

Raportimet të hënën thonë se klubi i Premierligës, AFC...

Veprimet e shpejta të dy oficerëve të policisë së Nju Jorkut i shpëtuan jetën një foshnje 10-muajshe që po ngufatej në shtëpinë e familjes së saj në Queens.

Ngjarja ndodhi më 10 tetor, kur Asia Rodriguez, nëna e vogëlushit Makai, vuri re përmes monitorit të foshnjës se djali i saj po kishte vështirësi në frymëmarrje. Ai kishte filluar të ngufatej nga pështyma gjatë gjumit, shkruan Daily Mail, transmeton IndeksOnline.

E alarmuar, ajo telefonoi menjëherë në 911, ndërsa babai, Brandon Loboy, u përpoq ta ndihmonte djalin derisa mbërriti ndihma.

Dy oficerë të rinj të rajonit të 115-të, secili me më pak se dy vjet shërbim, arritën në vendngjarje pak para orës 5 të pasdites. Pamjet e kamerave të trupit tregojnë momentin kur prindërit e shqetësuar ia dorëzojnë foshnjën oficerëve sapo ata hyjnë në derë. Njëri prej tyre e vendosi menjëherë Makain mbi gju dhe filloi t’i jepte disa goditje të forta në shpinë për të liruar rrugët e frymëmarrjes.

Pas disa sekondash tensioni, dëgjohet oficeri teksa thotë: “Ai është mirë, është mirë.” Foshnja filloi të qante – shenjë se kishte rifituar frymëmarrjen. Një nga oficerët e ngriti për ta qetësuar, duke i folur me zë të butë dhe duke i fërkuar shpinën, ndërsa prindërit e tij shpërthyen në lot lehtësimi.

Në momentin e shpëtimit, Makai kishte veshur pizhame me motiv policie – një detaj që i preku thellë edhe oficerët. Më pas, ai u vendos në një barelë dhe u transportua me urgjencë në Qendrën Spitalore Elmhurst, ku mjekët konfirmuan se gjendja e tij ishte e qëndrueshme.

Prindërit e Makait shprehën mirënjohjen e tyre për ndihmësit e parë dhe për reagimin e shpejtë që, sipas tyre, i shpëtoi jetën djalit të tyre.

Të Fundit

Sport

ShowBiz