back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaTeknologjiPokemon GO shënon rekord të ardhurave, 600 milion dollar

Pokemon GO shënon rekord të ardhurave, 600 milion dollar

Të ngjajshme

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Të Martën në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht...

Elshani: Prania e policisë te ura e re mbi Ibër është masë parandaluese, jo alarm

Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës në veri...

Vuçiq përsërit thirrjen ndaj protestuesve për dialog

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka përsëritur të...

Loja e famshme Pokemon Go zhvilluar nga Niantic ka sjell mëse 600 milion dollar të ardhura nga mikro transkasionet duke thyer çdo rekord në historinë e lojërave mobile.

Ky informacion vjen nga App Annie dhe u publikuar nga VentureBeat. Statistika përfshin periudhën Korrik-Shtator. 600 milion dollar në 90 ditë do të thotë se loja ka gjeneruar 6.66 milion dollar çdo ditë.

Në të kaluarën Candy Crush Saga iu deshën 200 ditë që të arrinte 600 milion dollar të ardhura. Puzzle Dragons iu deshën 400 ditë dhe Clash of Clans 500 ditë. Një raport i mëparshëm thoshte se në ditët e para të lançimit loja gjeneronte 16 milion dollar në ditë përpara se kjo shifër të binte në 2 milion dollar.

Raporti i App Annie zbuloi gjithashtu se koha që përdoruesit shpenzojnë në Pokemon Go është e barbartë me kohën e shpenzuar në 19 lojëra të bashku. Përditësimi më i fundit i lojës erdhi këtë javë së bashku me aksesorin Plus. (GameWorld Albanian)

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz