back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaPogradec, lumi Vërdova del nga shtrati, rrëmben në oborr 38-vjeçarën, gjendet trupi...

Pogradec, lumi Vërdova del nga shtrati, rrëmben në oborr 38-vjeçarën, gjendet trupi i saj

Të ngjajshme

Haziri: Protesta e 7 gushtit, është thirrje për Republikën dhe mbrojtjen e vlerave

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri,...

Sorensen përfundon takimin me Osmanin, takohet me Kurtin

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen,...

Haxhiu: Në 2018 ne dolëm kundër Llabanit, ja çfarë përgjigje pranuam në atë kohë

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë...

Një i vdekur pas shpërthimit të një zjarri në Francë

Një grua ka vdekur dhe nëntë të tjerë janë...

Mëngjesin e sotëm është shënuar edhe viktima e parë nga përmbytjet. Mësohet se lumi Vërdovë në Pogradec ka dalë nga shtrati dhe rrjedha e tij ka marrë një grua 38-vjeçare e cila ka qenë duke tentuar të sistemojë një mbrojtje për banesën e saj nga vërshimi i lumit të Vërdovës i cili ka dalë nga shtrati.
Lajmi i dhënë fillimisht nga banorë të zonës është konfirmuar më pas nga policia e qytetit të Pogradecit, e cila shtoi se 38-vjeçarja që është marrë nga rrjedha e lumit është Monika Abrashi.
Trupi i pajetë i 38-vjeçares, Monika Abrashi është gjetur në grykëderdhjen e lumit Vërdovë në Liqenin e Ohrit, 5 kilometra larg banesës së saj rreth 1 orë pasi u mor nga rrjedha.

- Advertisement -

Të Fundit