back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaPogba te Barça në janar të vitit 2016?

Pogba te Barça në janar të vitit 2016?

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

 

Pol Pogba është talenti që klubet më të fuqishme të Europës kërkojnë ta kenë me ngulm. Juventusi e di mirë se i duhet të luftojë shumë që ta mbajë në Torino atë që po habit me magjinë e tij nga ndeshja në ndeshje. Listës së gjatë për të marrë shërbimet e 21-vjeçarit i është shtuar edhe Barcelona.
Sipas gazetës sportive katalanase “Mundo Deportivo”, blaugranat janë gati që të bëjnë çmendurira për “diamantin” bardhezi. Gjithsesi ka një “por” që bën që katalanasit të ndalen momentalisht në realizimin e qëllimit të tyre. FIFA ka dënuar Barcelonën që të mos bëjë blerje deri në fund të 2015-s, që do të thotë se Pogba mund të transferohet në Spanjë vetëm nga janari i 2016-s, kur ligjërisht klubi do të ketë të drejtë që të shpenzojë.
 “Zonja e vjetër” e ka bërë të qartë se do ta shesë Pogbanë vetëm nëse në arkat e klubit do të derdhet shuma monstruoze e 100 milionë eurove. Te Barcelona, kur bëhet fjalë për talente, shuma që duhet shpenzuar kalon në plan të dytë. Mirëpo fakti që mesfushori mund të bëhet pjesë e ekipit një vit më vonë, përbën një problem të madh. Gjithsesi, me ardhjen e Ariedo Braidës te Barça, për t’u marrë me merkaton, katalanasit mund ta kenë më të lehtë seç mendohet për ta blerë Pogbanë. Braida ka një miqë- si të ngushtë me menaxherin e francezit Mino Raiola e ky i fundit mund ta shtyjë futbollistin që të jetë bardhezi edhe për një vit, përpara se të firmosë kontratën e re me Barcelonën. Në këtë mënyrë lumturon edhe Juven, ashtu ashpër, duke qenë se kontratat televizive garantojnë të ardhura të mëdha në një klub.

Të Fundit

Sport

ShowBiz