back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajme“Po vuajnë që s’po mund t’i kontrollojnë të gjithë gazetarët”, Bajrami merr...

“Po vuajnë që s’po mund t’i kontrollojnë të gjithë gazetarët”, Bajrami merr shembull Hotin që s’i la pa paga punëtorët e RTK-së kur s’kishte Kuvend

Të ngjajshme

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka publikuar një vendim të Avdullah Hotit, i cili derisa ishte kryeministër kishte ndarë mjete për RTK-në në kohën kur s’kishte Kuvend të konstituuar.

Ajo tha se punëtorët e RTK-së aktualisht nuk po marrin paga për shkak se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, po i mban peng në mungesë të një nënshkrimi që refuzon ta japë.

“Sot është data 14 gusht, por 700 punëtorë të Radio Televizionit të Kosovës ende s’kanë marrë pagën e muajit korrik. 700 familje po presin një nënshkrim nga Albin Kurti, i cili refuzon ta japë, pavarësisht se buxheti i RTK-së është miratuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës”.

“Miliona euro ka ndarë qeveria jolegjitime e Albin Kurtit (janë jolegjitim nga data 15 prill kur janë betuar si deputetë), për projekte të dyshimta që askund nuk janë të specifikuara në Ligjin e Buxhetit, por ai ka vendosur t’i luftojë punëtorët e RTK-së, sepse pavarësisht se e kanë kapur bordin dhe menaxhmentin e RTK-së, po vuajnë që s’po mund t’i kontrollojnë të gjithë gazetarët aty. Shihni një situatë të ngjashme në vitin 2021 se si është bërë zgjidhja, shihni vendimin e kryeministrit Hoti, as atëherë s’ka pasur Kuvend të konstituuar, por askush nuk ka mbetur pa pagë, askush asnjëherë nuk ka evidentuar asnjë shkelje në vendimin e asaj kohe”, ka shkruar Bajrami.

“Pra, siç po e shihni, nuk është Ligji, nuk është mungesa e Kuvendit, është Albin Kurti i cili po i mban peng 700 punëtorë të RTK-së, 700 familje. Kjo nuk është vetëm padrejtësi – është abuzim me pushtetin”.

Bajrami i ka bërë thirrje Prokurorisë Speciale “të veprojë menjëherë dhe të lirojë institucionet nga uzurpatorët”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz