Ajo është këngëtare e re premtuese, por shumë shpejt ky epitet do të zëvëndësohet nga performancat e saj dhe cilësia e këngëve.

Kaltrina është këngëtare shqiptare e talentuar nga Gjermania, që së fundmi ka paralajmëruar projektin e saj më të ri.

Ajo arriti që të tërheqë vëmendjen me publikimin e një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, duke nxitur kurreshtjen e madhe.

“Së shpejti”, ishte teksti në videon e shkurtër që ajo publikoi.

Me zë të bukur dhe paraqitje të veçantë skenike ajo pritet të rrëmbejë edhe më shumë vëmendjen në momentin që publikoht projekti i ri.