back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajme"Po vjen era zgjedhje në Kosovë"

“Po vjen era zgjedhje në Kosovë”

Të ngjajshme

Shahin Dervishaj nr.77- Skenderaj është zemra e PDK së (FOTO)

Në një mbrëmje të mbushur me emocione, krenari dhe...

Kupa e Afrikës/ Kameruni merr tre pikë ndaj Gabonit

Kameruni ka fituar përballjen ndaj Gabonit, në ndeshjen e...

Përkrahje Masive për Dr. Bashkim Gllarevën, Mjekun e Presidentit Thaçi (FOTO)

Një frymë e fuqishme mbështetjeje dhe besimi po mbizotëron...
- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Arban Abrashi ka marrë pjesë në manifestimin për 28 vjetorin e Forumit Rinor të LDK-së.

- Advertisement -

Në fjalën e tij drejtuar të pranishmëve, Abrashi kërkoi nga të rinjtë e LDK-së punë në mënyrë që të jenë gati, pasi sipas tij zgjedhjet janë afër.

“LDK-ja është garantuese për shtetin kosovar, dhe ajo që e bën Kosovën evropiane. Duhet të punojmë sepse po fillon një etapë e re. Kosova ka mbetur në udhëkryq, dhe era po vjen zgjedhje. E jonja është të jemi të gatshëm, dhe të filloni me aktivitetet e juaja”, tha Abrashi, raporton lajmi.net

Abrashi ka thënë se gjendja e të rinjve në vendin tonë është jo e mirë, duke vlerësuar se kjo gjendje është bërë edhe më e tmerrshme në muajt e fundit.

Në këtë tubim ka marrë pjesë edhe kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri.

Ai ka kërkuar që rinia e LDK-së të jetë gati, në mënyrë që kur të vie dita ata ta ndryshojnë këtë gjendje që është në vendin tonë.

“Ju do t’ia ktheni dinjitetin Kosovës. Le të punojmë bashkë deri të vije dita që ta ndryshojmë këtë gjendje”, tha Tahiri.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës vazhdimisht ka thënë se kjo qeveri do të rrëzohet shpejt. Madje patën paralajëmruar zgjedhje gjatë këtij viti.

Kjo duke e parë numrin e votave që ka qeveria Haradinaj e cila varet nga 1 apo dy deputetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz