Po vazhdojnë kyqjet invidiuale në Ujësjellës nëpër fshatra të Skenderajt
BILLI

Lexo edheKrasniqi takon sindikalistët e Ferronikelit: Qindra vende pune janë rrezikuara – qeveria duhet të veprojë

Sot në bashkësinë lokale të Likocit, përkatësisht në Lagjen “Shpati”, janë zhvilluar punimet për kyçjet individuale në rrjetin e ujësjellësit, për shtëpitë e kësaj lagjeje dhe tërë fshatin.
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, i kanë inspektuar punimet, ku kanë parë nga afër procesin e kyçjeve individuale të shtëpive në rrjetin ekzistues të ujësjellësit.
Sipas kryetarit Nura, projekti do të vazhdojë shtrirjen edhe në Marinë, Makërmal, Ticë, Plluzhinë dhe Abri.

Lexo edheKrasniqi takon sindikalistët e Ferronikelit: Qindra vende pune janë rrezikuara – qeveria duhet të veprojë
“Pas këtyre kyçjeve individuale, angazhimet tona orientohen në rrjetin e kanalizimit, që është lënë në gjysmë rruge, për të kompletuar infrastrukturën e nevojshme për këtë bashkësi lokale”, është shprehur kryetari Nura.
