BallinaLajmePo kalonte kufirin ilegalisht, kapet nga policia – I sekuestrohet kamioni dhe...

Po kalonte kufirin ilegalisht, kapet nga policia – I sekuestrohet kamioni dhe pesë gjedhe

Të ngjajshme

Vritet në Greqi një tifoz 20 vjeçar

Një ndeshje e ligës greke të basketbollit midis PAOK...

West Hami ja lehtëson Arsenalit, merr një pikë të rëndësishme ndaj Cityt

Ka përfunduar ndeshja e Premierligës mes West Hamit dhe...

Boga ia dhuron Juventusit një fitore të madhe në udhëtim tek Udinese  

Jeremie Boga shënoi për ndeshjen e tretë radhazi në...

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm ka njoftuar se një person në Podujevë është kapur pasi kishte kaluar në mënyrë të paligjshme vijën kufitare nga Serbia në Kosovë, duke përdorur rrugë ilegale.

Nga policia është shtuar edhe se kamioni dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

Raporti:

KALIM I PAAUTORIZUAR I VENDKALIMIT KUFITARAPO VIJËS KUFITARE & KONTRABANDIM ME MALL

Fsh. Dumnicë, Podujevë 22.08.2025 – 07:28. Më datën  e lartcekur i dyshuari mashkull kosovar, duke shfrytëzuar rrugët ilegale kalon vijën kufitare nga Serbia në Republikën e Kosovës me kamionin e tij të ngarkuar me gjedhe (pesë copë). Njësitë policore së bashku me Inspektorët e AUV-it kanë hasur të dyshuarin së bashku me kamionin me ngarkesë me gjedhe  të cilat ishin të pa matrikuluara dhe nuk dihet origjina e tyre. Me vendim të prokurorit, kamioni dhe gjedhet janë sekuestruar dhe dorëzuar në terminalin doganor, ndërsa i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz