Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nisur ditën me vizitë në kompaninë SPEEEX.
Ai ka theksuar se janë duke mbështetur bizneset që sjellin inovacion në shërbimet publike.
“Po i përkrahim bizneset tona të sjellin inovacion në shërbime publike. Kryeqyteti është këtu për bizneset që rriten, për idetë që frymëzojnë dhe për njerëzit që duan ta çojnë Kryeqytetin përtej” ka shkruar Rama.
I pari i kryeqytetit ka publikuar edhe një video, i shoqëruar bashkë me drejtorin Samir Shahini.