BallinaLajme“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën...

“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë nën kontroll orë pas ore

Të ngjajshme

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Kosovë: 37 aksidente dhe më shumë se 1 mijë gjoba trafiku në 24 orë

37 aksidente trafiku kanë ndodhur në 24 orët e...

Kryeministri shqiptar Edi Rama, në Podcastin “Flasim” foli për një sërë çështjesh të rëndësishme për Shqipërinë.

Rama preku edhe njëherë çmimin e naftës. Ai u shpreh se qeveria do të ndërhyjë për këtë problem, që siç tha është edhe global, duke garantuar se do të jetë gjithmonë në anën e qytetarëve.

Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se monitorimi do të jetë kohë pas kohe, për të mos lënë asnjë tregtar që të bëjë abuzime.

“Çmimi i karburantit është një problem jo vetëm shqiptar, por edhe global. Është një temë që ka vëmendjen tonë të vazhdueshme orë pas ore, kemi ndërmarrë hapa konkretë. Është ngritur Task Forcë në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, që të evidentohet çdo abuzim me rritjen e çmimit. Bordi i Transparencës do të sigurojë që nuk do ketë përfitues nga kriza. Ulim me 20 përqind akcizën, sa herë që kalon mbi 220 lekë. Po monitorojmë tregun orë pas ore. Ne do të ndërhyjmë në të mirë të qytetarëve dhe kundër çdo parregullsie në këtë sektor, kaq të rëndësishëm e jetik”, tha Rama.

Më tej, Rama u ndal edhe tek ekonomia. Ai u shpreh se Shqipëria po njeh rritje ekonomike, duke shtuar se edhe pagat kanë pësuar rritje të konsiderueshme, në sektorin shtetëror dhe atë privat.

“Shqipëria vazhdon që të ketë një rritje të lartë ekonomike. Rritja e PPB pritet që të jetë 32 përqind në 2030. Kemi rritjen më të lartë që kemi pasur ndonjëherë, sipas organizatave ndërkombëtare. Rritja nuk është rastësi, por mbështetet mbi themelet e reformave tona kurajoze të shumëpritura prej dekadash, teksa vendi po ecën me shpejtësi. Rritja mbështetet në sektorë, që janë në zhvillim e sipër. Kemi rritje të vazhdueshme të pagave. Rritëm edhe pagat për ushtarakët, të cilat do shkojnë në nivelin e pagave të vendeve të tjera anëtare të NATO-s”, deklaroi ai.

Duke u ndalur tek raporti i fundit i Freedom House, Rama u shpreh se ky raport vlerësonte vendin tonë. Ai shtoi se Shqipëria mori nota tepër pozitive, sidomos në aspektin e sigurisë kibernetike. Kryeministri shqiptar përmendi dhe njëherë agresivitetin e Iranit në sulme kibernetike, duke thënë se janë marrë masat e nevojshme, që këto sulme të mos jenë aspak një problem, shkruan Tv Klan.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz