back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaLajme“Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e...

“Po e largoj Dimalin nga kryetari i Kuvendit”, Limaj zbulon ofertën e minutave të fundit që Kurti i bëri të dielën

Të ngjajshme

Zelensky: Në fund të javës diskutojmë me aleatët evropianë detajet e planit të armëpushimit

Presidenti Volodymyr Zelenskiy tha të martën se zyrtarët ukrainas...

VV dhe AAK arrin marrëveshje në Junik

Lëvizja Vetëvendosje dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë...

GO+Peja shënon fitorën e parë në ENBL

Klubi basketbollistik GO+Peja ka shënuar fitorën e parë për...

Liburn Aliu i punësuari i fundit, kush janë kosovarët tjerë që iu besoi pushtet Edi Rama

Kreu i Partisë Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi...

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka treguar për ofertën e minutave të fundit të Albin Kurtit në këmbim të votave të partisë së tij për Qeverinë e re.

Limaj ka treguar se të dielën kur ishte caktuar seanca për votimin e Qeverisë, ka zhvilluar një takim 10 minutësh me Kurtin, ku ky i fundit i ka treguar se ka gatishmëri për ta larguar Dimal Bashën nga kryetari i Kuvendit dhe për ta zhvendosur në ministri.

Kreu i NISMA-s ka treguar në Klan Kosova se që nga zgjedhja e Dimal Bashës kryetar i Kuvendit të Kosovës s’kanë pasur kurrfarë komunikimi me Kurtin dhe se janë takuar vetëm të dielën në ambientet e Kuvendit.

Megjithatë Limaj ka treguar se s’ka pranuar, meqë qëndrimi i tij është se Dimal Basha s’duhet të jetë në asnjë pozitë pas shkrimit për UÇK-në.

Limaj ka kërkuar që nga fillimi i negociatave pozitën e kryekuvendarit, të cilin Kurti nuk ia kishte dhënë dhe kishte deklaruar se nuk mund ta marr atë pozitë me 3 deputetë.

Të dielën, Kurti ka propozuar Qeverinë e re ku në të e ka propozuar pjesë të kabinetit edhe Dimal Bashën i cili aktualisht është kryekuvendar, ndërsa dje në një konferencë për media deklaroi se Bashën e sheh pjesë të ekzekutivit por nuk tregoi për ofertën që ia kishte bërë Limajt. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz