back to top
Friday, October 17, 2025
BallinaLajme“Po barazohet viktima me xhelatin”- Hysni Gucati: S’do lejojmë të përdhosen emrat...

“Po barazohet viktima me xhelatin”- Hysni Gucati: S’do lejojmë të përdhosen emrat e komandantëve tanë

Të ngjajshme

Kjo është gjendja shëndetësore e dy të plagosurve në Pejë

Një incident ka ndodhur sot rreth orës 16:10, pranë...

Edi Rama publikon pamje me dron nga protesta: Zemra mal

Kryeministri i Shqipërisë. Edi Rama ka publikuar pamje me...

Të shtënat me armë në Pejë, Nikçi jep detaje rreth rastit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në afërsi...

Kreu i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati është deklaruar në protestën e sotme të mbajtur në Tiranë.

Gjatë fjalës së tij, Gucati tha se në Hagë po përpiqen të barazojnë viktimën (që ishte populli i Kosovës) me xhelatin (që ishte Serbia).

Gucati tha po ashtu se bota I kanë parë me sytë e vet masakrat e kryera nga serbët në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Sipas Gucatit, varret e dëshmorëve të Kombit kanë dëshmuar se UÇK ka qenë një ushtri çlirimtare dhe shtoi se kurrësesi nuk do të lejojnë që të përdhosen emrat e komandantëve të UÇK-së.

“Ne sot po protestojmë për të ngritur zërin për drejtësi. Jemi këtu për të mbrojtur luftën e shenjtë të UÇK-së, për të mbrojtur gjakun e derdhur për liri, për të mborjtur gjakun e derdhur për liri, për të mbrojtur nderin e çlirimtarëve tanë.

UÇK nuk ka nevojë të dëshmojë se ka qenë ushtri çlirimtare. Këta e ka dëshmuar historia, e ka dëshmuar populli, e kanë dëshmuar varret e dëshmorëve të kombit. E kanë dëshmuar bota mbarë që panë me sytë e vet krimet e serbëve në Kosovë.

Sot përmes kësaj Gjykate të padrejtë, nuk po gjykohen krimet. Po përpiqen të barazojnë viktimën me xhelatin. Por ne nuk do të lejojmë që të përdhosen emrat e Komandantëve tanë. Kjo protest nuk ka lidhje me politikën, por është protestë e popullit shqiptar. Ne nuk kërkojmë mëshirë, por drejtësi dhe barazi para ligjit”, tha mes të tjerash Gucati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz