back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmePo afrohet dimri, bie bora e parë në Kosovë

Po afrohet dimri, bie bora e parë në Kosovë

Të ngjajshme

Klinika e Gjinekologjisë demanton keqtrajtimin e pacientëve

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në...

Pas të reshurave të fundit, në parashikime ishte edhe mundësia që në vise më të larta malore të kemi edhe reshje bore. Edhe pse për shkak se të reshurat nuk ishin shumë të shprehura në vendin tonë, në disa vise malore nuk pati të shumë reshura që do të mund të shndërroheshin në reshje bore me depërtimin e masave të ftohta ajrore transmeton gazetametro.net.

Por mëngjesin e ditës së premte, nga Prishtina, është vërejtur  se maja e Koritnikut është e mbuluar me një shtresë bore. Sa për krahasim, Prishtina Weather kishte postuar dy foto të Koritnikut, e para është para 10 ditësh, ndërsa e dyta është e ditës së premte, ku vërehet shtresa e borës.

Ndërkohë, parashikimet e para për dimrin këtë vit, pas një vere tmerrësisht të nxehtë tregojnë se në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë.

Të dhënat të cilat tani janë të disponueshme për publikun nga modeli UK Met Office Glosea, tregojnë se sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do të kemi temperatura mesatarisht të ulëta, transmeton gazetametro.net.

Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në balancim ka sugjeruar një tjetër dimër të butë.

Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende i ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre.

Vitin e kaluar, dimri 2016 – 2017 ishte më i ashpër duke shënuar temperature të ulëta.


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz