Agim Pllashniku, qytetari që ishte përballur me deputeten e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, për grantet e ndara në vlerë të afër 250 mijë eurove të ndara për familjarët e saj nga ministritë, ka folur për herë të parë në një intervistë për Kosova Live rreth largimit të tij nga puna.
Pllashniku ka hedhur akuza të rënda ndaj drejtorit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, Faruk Mujka, duke thënë se ky i fundit ka ushtruar presion ndaj punëtorëve duke i kushtëzuar me shami dhe pjesëmarrje në xhami.
Ai theksoi se kontrata e tij është shkëputur me efekt të menjëhershëm, duke e konsideruar këtë një hakmarrje politike pas kritikave të tij publike ndaj zyrtarëve të Vetëvendosjes.