back to top
Monday, January 26, 2026
BallinaLajmePleqtë e Vushtrrisë i gëzohen më së shumti qendrës për qëndrim ditor...

Pleqtë e Vushtrrisë i gëzohen më së shumti qendrës për qëndrim ditor (VIDEO)

Të ngjajshme

Drejtori jep detaje për aksidentin me fasadë në Fushë Kosovë

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...

Aksident i rëndë në Cerrcë të Istogut, disa të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutash në...

Policia në Veri ndalon një automjet me mall të kontrabanduar

Në kuadër të detyrave të rregullta policore, më datë...

Paris Hilton flet hapur, si e ka përballuar sfidën e ADHD-së

Gjatë një episodi të shkurtër të programit “The Him...

Pleqtë e Vushtrrisë do ta kenë një vend të mirë ku të takohen përditë për çaj e muhabet. Krahas pijeve të nxehta, të gjithë nevojtarët do të ushqehen në kuzhinën humanitare, në objektin e Qëndrimit Ditor për të Moshuarit, që sot iu vunë themelet.

Këtë po e ndërton shoqata “Jetimat e Ballkanit”, e që kap vlerën prej 1 milion eurosh dhe zë hapësirë 2.2 hektarë.

“Ne sot po e nisim për më të dashurit tanë këtë projekt me shpresën që do të gjejnë qetësi, rehati shpirtërore për të kaluar kohën në këtë objekt. Mendoj që ka me qenë standard shumë i mirë”, tha Kastrati, njofton Klan Kosova.

Më të lumturit për këtë projekt janë të moshuarit.

“Sigurisht çdo vend ka të moshuar dhe ata kanë nevojë më kalu kohën me njëri-tjetrin”, u shpreh njëri nga pensionistët.

Tokën për objektin e ka ndarë Komuna e Vushtrrisë, ndërsa kryetari në largim, Xhafer Tahiri, këtë ngjarje e lidh me përfundimin e mandatit të tij.

“Nuk ka mënyrë më të bukur për mua dhe për ekipin që të përfundojmë shërbimin tonë katërvjeçar në qytetin e Vushtrrisë sesa duke filluar një punë madhështore dhe të vlefshme për qytetin e Vushtrrisë”, deklaroi Tahiri.

Në kuzhinën humanitare do të mund të ushqehen 300 persona çdo ditë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz