back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaRegjionaleDrenasPlasaritja e rrugëve në Drenas, komuna sapo mori këtë vendim

Plasaritja e rrugëve në Drenas, komuna sapo mori këtë vendim

Të ngjajshme

Pezullimi i Dialogut Strategjik, Hoti: SHBA ka mbet veç edhe Ambasadën me e tërheqë

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur për raportet...

Spiropali paralajmëron hapjen e ambasadës së Emirateve të Bashkuara, në Tiranë

Ministrja e Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme,...

Kiev, më shumë se një milion familje mbetën pa energji elektrike

Më shumë se një milion familje mbetën pa energji...

​PZAP-ja certifikon kandidatët e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka rrëzuar...

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i komunës së Drenasit, pas raportimeve të Drenicapresit, për plasaritjen e një rruge në fshatin Tërstenik.

Në fakt ishte asambleisti i VV-së, Sokol Bylykashi, ai i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka bërë një foto ku shihet më së miri se rruga ka filluar të prishet, pa i bërë ende një vit që kur është asfaltuar.

Vendimi i Komunës së Drenasit:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Drenasit, ndjejmë për obligim të ju njoftojmë rreth rrugës së fshatit Tërstenik, përkatësisht në lagjen Cakaj dhe në fshatin Gllanasellë në lagjen Kurrumeli. Pas përfundimit të punimeve është bërë vizitë e herëpashershme e punimeve të realizuara dhe janë vërejtur në tri vend plasaritje të asfaltit në rrugën e fshatit Gllanasëll ne lagjen Kurrumeli dhe Terstenik, lagja Cakiqi.

Zyrtarët përgjegjës nga Drejtoria për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit dhe ekspert të kësaj lëmie, së bashku me përfaqësuesit edhe të kompanisë punëkryese, kanë dal në terren për të verifikuar situatën. Duke pasur parasysh që punëkryesi ka garancion për sanimin e dëmeve që shkaktohen në trupin e rrugës në afatin prej dy viteve, është urdhëruar ne bazë të sugjerimeve të eksperteve që ne afatin pesë ditore të merren masat e duhura dhe të hiqen pjesët e dëmtuara të rrugës dhe të përmirësohet baza e rrugës sipas standardeve.

Komuna e Drenasit e ka të kontraktuar kompaninë mbikëqyrëse “Call Home Elektroniks&A&G Pro &Kapital”, e cila bën mbikëqyrjen e punimeve të projekteve kapitale në afat prej 36 muajve dhe ajo ka qenë e obliguar të bëjë mbikëqyrjen e punimeve, prandaj Komuna do të merr masa ndaj kësaj kompanie të kontraktuar si dhe ndaj Operatorit Ekonomik.

Këto dy projekte në fjalë, kanë qenë të vitit të kaluar nga të hyrat vetanake dhe ishin bartur për këtë vit, një pjesë e punimeve janë kryer gjatë vitit të kaluar dhe pjesa tjetër është kryer gjatë këtij viti.

Drejtoria e Urbanizmit, sqaron qytetarët se të gjitha defektet e paraqitura ne punët e kryera, do të merren masat e duhura me kohë, pa e përdorur qëllimet propagandistike e politike, por që punët të kryhen sipas standardeve të kërkuara dhe ne të mirën e qytetarëve./Drenicapress.info/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz