BallinaLajmePlas skandali në qeveri, një tjetër minister me doktoraturë plagjiaturë

Plas skandali në qeveri, një tjetër minister me doktoraturë plagjiaturë

Të ngjajshme

Pas zv.ministrit të Arsimit Ervin Demo dhe Blerina Gjylametit, që rezultuan me doktoratura plagjiaturë, listës i shtohet një tjetër emër i rëndësishëm i qeverisë Rama  2.

Bëhet fjalë për ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila figuron me plagjiaturë në doktoraturë.

Denoncimin e ka bërë Lëvizja për Universitetin duke vënë në dispozicion edhe materialet që faktojnë një gjë të tillë.

“Lëvizja Për Universitetin denoncon përdorimin që po i bëhet dijes universitare si trampolinë për karrieristët e politikës. Drejtuesit e universiteteve publike – ata që duke kërcyer nga karrigia në karrige janë kthyer në bajraktarët dhe zaptuesit e përhershëm të tyre – partia në pushtet i përdori jo vetëm që të legjitimojë reformën famëkeqe në arsimin e lartë, por nga duart e tyre po dekorohen me tituj të pamerituar ushtarët e bindur të pushtetit që drejtojnë ministritë e këtij vendi. Para pak kohësh Taulant Muka denoncoi plagjiaturën e ish-zv/Rektorit të Universitetit të Tiranës, ish-anëtarit të Komisionit për Reformën në Arsimin e Lartë dhe Kërkim Shkencor, e tanimë edhe ish-zv/Ministrit të Arsimit në vend, Ervin Demos.

Lëvizja Për Universitetin po i kthen sytë nga doktoratura e Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut. Pas shakasë së hidhur që ishte premtimi “shëndetësi falas”, ndërkohë që çdo vit dhjetëra të sapodiplomuar në mjekësi marrin valixhet për jashtë shtetit, drejtimi i një ndër ministrive më jetësore në vend i lihet dikujt që ka gënjyer për punën e vet shkencore. Ka gënjyer sepse atë punë, siç tregojnë fotot më poshtë, në kapitujt hyrës e ka kopjuar thuajse në çdo gërmë nga puna shkencore e diplomantit për master shkencor nga Republika e Afrikës së Jugut, Fannie Mnisi. Herë pas here në tekst duket se është zëvendësuar emri i lokalitetit Albert Luthuli me emrin e Tiranës, për të dalë në konkluzionet “shkencore” për famëkeqin landfill të Sharrës që i mori jetën minorenit Ardit Gjoklaj – atij që punonte natën për të blerë libra – për përfitimet e miqve të kryebashkiakut të Tiranës”, thuhet në deklaratën e Lëvizjes për Universitetit.

Më poshtë gjeni materialet e plota të punimeve në fjalë:

  1. 1. “Environmental risk assessment associated ëith unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga Province, RSA”
    (http://uir.unisa.ac.za/…/handle/10500/2274/dissertation.pdf…)
  2. 2. “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis”
    (http://www.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Ogerta-M…)
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz