back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditPlani operativ “Alkooli”: Kapen duke vozitur në gjendje të dehur 63 shoferë...

Plani operativ “Alkooli”: Kapen duke vozitur në gjendje të dehur 63 shoferë në Gjakovë

Të ngjajshme

Asistimi i vitit bëhet në Champions League, nga një portier (Pamje)

Një gjë e pazakontë ka ndodhur sot në Champions. Jo...

Numërohen votat me kusht në Prishtinë, ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me kusht në Prishtinë. Kandidati...

Rexhepi: Kurti nuk ishte kundër krijimit të një komune me shumicë boshnjake

Deputetja nga komuniteti boshnjak, Emilija Rexhepi, ka zbuluar detaje...

Luftanija më e madhe në botë arrin në detin kroat

Aeroplanmbajtësja amerikane USS Gerald R. Ford, e njohur si...

Policia në rajonin e Gjakovës në kuadër të planit operativ “Alkooli” gjatë katër ditëve të fundit ka testuar me alkool-test 385 drejtues mjetesh.

Në një njoftim, policia thotë se 63 nga këta shoferë janë kapur duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit, në kundërshtim me normat ligjore të lejuara.

Poashtu thuhet se për të njëjtit, përveç gjobës, është shqiptuar edhe masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit me veprim motorik dhe u janë marrë përkohësisht patentë-shoferët, për kohëzgjatjen e paraparë me ligj.

“Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, krahas këtyre kontrolleve, është duke zhvilluar aktivitete vetëdijesuese dhe preventive në kuadër të planit operativ “Sezoni Veror”, me fokus në kundërvajtjet që paraqesin rrezik më të madh për sigurinë rrugore, përfshirë ngasjen me shpejtësi të lartë, tejkalimet e rrezikshme, përdorimin e telefonit gjatë ngasjes, mos vendosjen e rripit të sigurisë dhe helmetës mbrojtëse, si dhe shkelje të tjera që rrezikojnë jetën dhe pronën e qytetarëve”.

Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë me përpikëri rregullat e trafikut, të shmangin çdo veprim që rrezikon sigurinë dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për një ambient të sigurt rrugor.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz