back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmePlane për spastrim etnik në veri

Plane për spastrim etnik në veri

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, paralajmëron se ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës dhe kërkon nga institucionet e vendit të reagojnë më shpejt. Ndërsa, për demarkacionin e kufirit ai fton opozitën që të diskutojnë secilën mundësi, për të mos lënë probleme mbrapa. Haliti pranon që për kufirin edhe një herë të bisedohet.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i Kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se po bëhen plane ogurzeza në veriun e Kosovës për spastrimin etnik dhe iu rekomandon institucioneve qeveritare që të veprojnë shpejt derisa nuk është bërë vonë. Ai thotë se duhet intervenim i shpejtë “për t’ua djegë letrat në dorë”, sepse dikur bëhet shumë vonë.

“Unë jam shumë i bindur që ka plane ogurzeza për veriun e Kosovës. S’po them më shumë, por ka plane që duhet t’u digjeshin në dorë atyre që i kanë bërë, por që t’u digjen planet në dorë duhen argumente, duhen të dhënat dhe duhet veprim”, tha Haliti në intervistën dhënë “Zërit”.

Haliti që është njëri nga themeluesit e UÇK-së, thotë se ndërtimi i “Luginës së Diellit” është parashikuar me Pakon e Ahtisarit, ndërsa sa i përket Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, sipas tij, ka shumë paqartësi. /zeri/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz