back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePlaku nga Gjakova që ia vranë djalin në Barcelonë: Po e pres...

Plaku nga Gjakova që ia vranë djalin në Barcelonë: Po e pres kufomën, Zoti e di sa kanë me vonu

Të ngjajshme

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Vetura godet 7-vjeçaren në Podujevë, dërgohet në QKUK

Në fshatin Surkish të Podujevës ka ndodhur një aksident...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Java e 18-të e Superligës së basketbollit, sot dy përballje interesante

Superliga e Basketbollit të Kosovës sot nis xhiron e...

Bujar Gashi, 41 vjeç nga Gjakova, prej vitesh me vendbanim në Barcelonë, ka vdekur në rrethana misterioze, javën e kaluar. Dyshohet se një përleshje me thikë ka qenë fatale për të në qytetin katalonas ku kishte migruar prej vitesh. Në Barcelonë, Gashi, ushtronte profesionin e shoferit. Familja e tij në Gjakovë që e priste vizitën, tani po e presin kufomën

Në kafenenë përballë banesës ku banon me qira, babai i moshuar i Bujarit, Xhemaili, i tronditur me rastin që i ka ndodhur familjes së tij i tha Gazetës Express se nuk ka asnjë informatë se si ndodhi ngjarja dhe cilat motive e çuan drejt vdekjes djalin e tij.

Xhemaili tha se po e pret kufomën e Bujarit për të hapur të pamën.

“Se di as çka ka ndodhë as kurgjë nuk di. Djali është i lindur në vitin 1977. Në Barcelonë ka shku që 3-4 vjet. Po e pres kufomën por nuk dihet kur vjen, Spanja hala s’na ka njoft pavarësinë. Zoti e din sa ka me zgjatë procedura, të pamen nuk e kemi hap s’bon pa ardhë kufoma”, thotë babai i viktimës për Gazetën Express.

Ai thotë se më parë bashkë me familje kanë jetuar në Gjermani, ndërsa më vonë Bujari ka migruar në Spanjë ku edhe e ka ushtruar profesionin e shoferit.

“Djali u kan shofer nuk dim kurgjo për momentin se dim qysh ka ndodhë”, rrëfen më tej i moshuari.

Familjarët thanë se Bujari nuk ka qenë i martuar ndërsa vazhdimisht ka mbajtur kontakte me ta. Ata po ashtu pohuan se ai kurrë nuk është ankuar se ka probleme me dikë në Spanjë.

“Nuk u kan i martuar kontakte kem pas gjithmonë u ardhë e kemi fol me to, probleme s’ka pas, kemi mbajt kontakte përmes telefonave. 10 ditë para se me ndodhë rasti kom pas kontakt me Bujarin, s’ka pas absolut asnjë problem”, tha vajza e axhës së Bujarit.

prane kafenese ku Xhemaili po pret ndonje lajm per djalin e vdekur
prane kafenese ku Xhemaili po pret ndonje lajm per djalin e vdekur

Burime brenda Policisë së Kosovës kanë konfrirmuar vdekjen e Bujar Gashit, por nuk kanë dhënë më shume detaje për këtë rast. As Ministria e Punëve të Jashtme nuk i është përgjigjur thirrjeve gjatë ditës së sotme.

Viktima ishte goditur me thikë dhe nga plagët e marra Ekipi i Emergjencës nuk ka arritur që t’ia shpëtojë jetën kosovarit.

Hyrja e baneses ne Gjakove, ku jeton babai i Bujarit
Hyrja e baneses ne Gjakove, ku jeton babai i Bujarit

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz