BallinaLajmePlagosja në Prishtinë, QKUK: Viktimat kanë lëndime të rënda

Plagosja në Prishtinë, QKUK: Viktimat kanë lëndime të rënda

Të ngjajshme

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët që ranë në mars

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka...

Dy persona kanë mbetur të plagosur nga thika në kryeqytet, këtë të shtunë.

Drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla, për lajmi.net, tha se viktimat kanë marrë lëndime serioze nga therja me thikë, derisa shton se gjendja e tyre është stabile.

“Janë në emergjencë duke i kryer ende ekzaminimet. Lëndimet i kanë të rënda, mirëpo gjendja e tyre është stabile”, tha Syla.

Ndryshe, rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar edhe Enis Pllana, zëdhënës i policisë në Prishtinë.

“Rreth orës 03:30, kemi pranuar informatën për dy persona të lënduar, në rrugën ‘Ahmet Krasniqi’ në Prishtinë.  Viktimat dyshohet që janë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, thotë Pllana.

Tutje, zyrtari policor shtoi se po vijon puna hetimore, për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz