back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmePlagosja me armë në Kamzë, policia identifikon autorin

Plagosja me armë në Kamzë, policia identifikon autorin

Të ngjajshme

​Neymar operohet me sukses, shpresa për Botërorin mbetet gjallë

Neymar i është nënshtruar me sukses një operacioni artroskopik...

Arrestohet burri në Gjakovë, rrahu gruan dhe nënën

Një rast i dhunës në familje është raportuar dje...

Gruaja raporton në polici se është kanosur nga vjehërritë

Një grua ka raportuar në polici se në vazhdimësi...

Familja apo zgjedhjet, çka i shtyri mërgimtarët të vijnë në Kosovë?

Për dallim nga ditët e kaluara, kur pritjet në...
- Advertisement -

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku në Kamzë mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi E. B.

Policia shpall në kërkim autorin për veprat penale  “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

- Advertisement -

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të shtetasit: B. B., 47 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “NATO” në Laknas, Kamëz ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit E. B., 50 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 78/25 dhe 278 të Kodit Penal.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz