BallinaLajmeLajmet e FunditPlagoset një person me armë zjarri në Vushtrri

Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri

Një person dyshohet se është plagosur me armë zjarri sonte rreth orës 20:59 në Vushtrri.

Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se sonte nga emergjenca e Vushtrrisë është raportuar për një person të plagosur, i cili dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.

Sipas zëdhënëses së Policisë, Fexhrije Pllana, personi i lënduar ka marrë trajtim fillestar në emergjencë dhe më pas është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.

“Te gjitha njësitë relevante janë në vend të ngjarjes dhe po merren me rastin”, konfirmoi Policia.

Rrethanat e ngjarjes dhe motivet prapa saj janë ende të paqarta, ndërsa hetimet janë në proces.

- Advertisement -