Plagoset një i ri në Mitrovicë
Gjatë orës së mbrëmjes së djeshme një person dyshohet të jetë goditur nga thika pas një përleshjeje mes disa të rinjve
Rastin e ka konfirmuar për Metron zëdhënësi i Policisë për Mitrovicë, Avni Zahiti, i cili ka treguar se rasti ka ndodhur në fshtin Kqiç i Madh.
“Raportohet se pas një përleshje mes disa të rinjve i dyshuari mashkull K-shqiptar e ka goditur me thikë viktimën mashkull K-shqiptar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore”, ka thënë Zahiti.
Ndërkohë, bëhet e ditur se i lënduari po qëndron për tretman në QKUK, ndërsa një person është arrestuar në cilësinë e të dyshuarit.

Lexo edheAgim Bahtiri ua merr banesat puntorëve të Komunës, ua jep të varfërve
Policia bën të ditur se rasti po vazhdon të hetohet, dhe deri tash po cilësohet si ‘vrasje në tentativë’.
Ndryshe, një rast tjetër i plagosjes ka ndodhur sot në Prishtinë në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, ku një person u qëllua me armë.














