BallinaLajmePlaçkitje nga naftarët: Kosova paguan 30% më shtrenjtë për litër

Plaçkitje nga naftarët: Kosova paguan 30% më shtrenjtë për litër

Të ngjajshme

Presidenti i SHBA-së thotë se do të ishte mirë që të mos duhej të shkatërrohej Irani

Presidenti amerikan Donald Trump më parë sugjeroi se nëse...

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...

Dyshohet se tregtarët e naftës kanë marrëveshje të fshehtë që duhet të hetohet seriozisht nga shteti, raporton gazetametro.net.

Mund ta keni vërejtur se nafta që paguani për veturën tuaj, është më e shtrenjtë se në Shqipëri kur udhëtoni për vikend, apo në Maqedoni. Por në fakt, është më e shtrenjtë për 1/3 e çmimit se krejt shtetet e regjionit.

Për rreth se tre muaj, çmimi i naftës në Kosovë vazhdon të mbetet 1 euro 20 cent. Apo, 30 cent më shtrenjtë se në të gjitha shtetet e rajonit. Asnjë institucion deri më tash s’ka reaguar pse është kaq i lartë ky çmim. Por, dyshpohet se ka shkelje të lirisë së tregut, dhe se kjo është një marrëveshje e fshehtë midis tregtarëve me naftë.

Autoriteti i Konkurrencës ende s’ka dhënë asnjë njoftim se është duke i hetuar bizneset e pompave të naftës për marrëveshje të fshehtë për çmimin e lartë të produkteve të naftës.

Poashtu, politika e kosovës nuk po merret me këtë dukuri plaçkitëse edhe pse prej dy muajsh, në tregun e Kosovës, çmimi i naftës e benzinës është për 33 përqind më i lartë se në që shesin tregtarët në pompat e karburanteve të regjionit.

Ndërkohë, çmimi në tregun global është më i lirë prej vitit 2016, ku 45 dollarë shitet një barel naftë. Gazeta Metro do të njoftoj lidhur me këtë deri sa të dihen faktorët fiktiv tëngritjes së çmimit.

Sidoqoftë, rritja e çmimit të naftës, si burim esencial i energjisë për makinerinë dhe transportin, ndikon në rritjen e të gjithë prodhimtarisë ekonomike dhe bujqësore. Mbajtja e çmimit të lartës të naftës kështu siç është, statistikisht do të shternjtojë jetën, dhe do të ndikojë në uljen e të ardhurave të qytetarëve të Kosovës. /gazetametro.net


- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz