Plaçkitje në vlerë rreth 5 mijë euro në një degë biznesi në Komoran (FOTO)
BILLI
Lexo edheVëllai i Ramushit ia ‘bllokon’ odën Sylejman Selimit, i shkon për vizitë me gati 100-bashkëluftëtarë
Një degë e biznesit Morina World Travel, është plaçkitur nga persona ende të paindentifikuar.
Rastin e kanë konfirmuar për klankosova.tv, menagjmenti i degës Morina World Travel në Komoran të Drenasit, ndërsa kanë thënë se vlera e dëmëve materiale bashkë me vjedhjen e pajisjeve teknologjike arrin shumën rreth 5 mijë euro.

Menagjerja e kësaj pike të agjensionit, në kushte anonimiteti, ka thënë se ende nuk dihet në cilën nga ditët ka ndodhur plaçkitja pasi ditëve të vikendit nuk ishin prezentë në objekt pasi e shfrytëzojnë ditë pushimi.
Ajo ka bërë të ditur se me të parë se dega ku ajo punon është plaçkitur, është njoftuar edhe Policia e Kosovës.

Lexo edheVëllai i Ramushit ia ‘bllokon’ odën Sylejman Selimit, i shkon për vizitë me gati 100-bashkëluftëtarë