back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmePista e skijimit në Beleg-Ramosaj: I plotësuam kushtet për kredi, Murati nuk...

Pista e skijimit në Beleg-Ramosaj: I plotësuam kushtet për kredi, Murati nuk u përgjigj

Të ngjajshme

Liverpool interesohet për Leonin, por pa negociata të drejtpërdrejta

Giovanni Leoni mbetet në radar të Liverpool-it dhe Inter-it,...

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës...

U plagos me armë zjarri, QKUK konfirmon vdekjen e tij

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë,...

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka hyrë garës edhe për një mandat për të udhëhequr këtë komunë. Ai, ka deklaruar se pavarësisht përpjekjeve për punë të mira në komunë, kanë hasur në pengesa nga pushteti qendrorë.

Ramosaj, madje e ka akuzuar ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin se nuk ka dhënë një garancion për marrjen e një kredie 5 milionë euro, për investime në qendrën e skijimit në bjeshkën e Belegut.

Ai deklaroi se komuna i plotësoi kriteret, por pavarësisht kësaj nuk arriti të marrë mbështetjen e shtetit.

“Ne i kemi përmbushur të gjitha kritere, dhe kur kemi ardhur në fund për me marrë kredinë prej 5 milionë eurosh, shteti është dashur ta jap garancinë që në rast se komuna nuk e ka aftësinë dhe zotësinë për të kthyer këto para për 20 vjet, atëherë garanton shteti që i kthen. Dhe si për çudi kjo nuk është bërë kurrë dhe bjeshka e Belegut, sot nuk ka teleferik. Nuk na është kthyer përgjigje, as me tel, as me email, as me sms, as përmes njerëzve që i kam dërguar nuk është përgjigj Hekuran Murati. Asnjë përgjigje se kemi marrë, e kam thënë edhe më herët e them edhe sot. Por edhe projektet tjera nuk e kanë pasur mbështetjen buxhetore, që me pasë dinamikë më të shpejtë”, tha Ramosaj në Klankosova.

- Advertisement -

Të Fundit