back to top
Monday, December 8, 2025
BallinaTeknologjiPiratët kibernetikë arrijnë të vjedhin 80 milionë dollarë nga banka

Piratët kibernetikë arrijnë të vjedhin 80 milionë dollarë nga banka

Të ngjajshme

15 parti dorëzuan listat me kandidatë në KQZ deri në orën 21:30

Sonte në mesnatë (e diel, 7 dhjetor 2025, ora...

Juventusi pranon edhe golin e dytë ndaj Napolit

Skuadra e Napolit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kupchan: Situata në Ballkanin Perëndimor e ndjeshme, stabiliteti varet nga roli i ShBA-së

Kryetari republikan i Nënkomitetit për Evropën, Keith Self, vlerësoi...

Enca rikujton fëmijërinë, shfaq vetëbesim ekstrem

Këngëtarja e njohur Enca është bërë nostalgjike. Ajo ka ndarë...

Piratët kibernetikë vodhën 80 milionë dollarë nga banka qendrore e Bangladeshit , sepse ajo nuk ishte e pajisur mirë më hardware rrjeti dhe programe sigurie, raporton Reuters.

Banka nuk kishte mbrojtje dhe përdorte router të dorës së dytë që kushtonin vetëm 10 dollarë për tu lidhur me rrjetet financiare globale.

Siguria më e mirë dhe hardware-ët më të mirë do i kishin ndaluar sulmuesit, ka thënë Reuters, duke cituar një hetues zyrtar.

Piratët kibernetikë kishin si qëllim të vidhnin 1 miliard dollar por bënë gabime që çuan që vjedhja të dallohej dhe të ndalohej.

Mbrojtja më e mirë

Një mbrojtje më e mirë do e kishte bërë përpjekjen për të piratuar bankën më të “vështirë”, ka thënë për  Reuters, Mohammad Shah Alam, një hetues mjeko-ligjor që punon në ekipin që heton vjedhjen e Bangladeshit.

Hardware i dorës së dytë do të thotë gjithashtu që nuk janë marrë hapat bazë të sigurisë për të veçuar trafikun në rrjet, ka thënë ai.

Këto router-ët  e lirë kanë penguar hetimin, tha zoti Alam, sepse kanë mbledhur shumë pak të dhëna të rrjetit që mund të përdoren për të identifikuar piratët kibernetikë  dhe për të hedhur dritë mbi taktikat e tyre.

Piratimi ndodhi në fillim të Shkurtit dhe arrit që piratët kibernetikë të kishin qasje në rrjetin kryesor të bankës qendrore të Bangladeshit. Ata  përdorën këtë qasje të privilegjuar për të transferuar para nga llogaritë e Bangladeshit në Federal Reserve Bank në New York drejt bankave të tjera.

Një gabim drejtshkrimor në një nga urdhrat e transferimit alarmoi stafin e bankës, dhe bëri që piratimi të ndalohej.

Ekspertët e sigurisë së bankës thanë se banka duhet të shpenzojë më shumë kohë dhe para për të mbrojtur rrjetin në bankën e saj qendrore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz