BallinaJetëKuriozitetePilotët raportojnë për prani të UFO-ve pranë bregdetit të Irlandës

Pilotët raportojnë për prani të UFO-ve pranë bregdetit të Irlandës

Të ngjajshme

Protestuesit hedhin ngjyrë të kuqe para hyrjes së Kuvendit

Protestuesit kanë hedhur ngjyrë të kuqe para hyrjes së...

Fillojnë të mblidhen veteranët për protestën e thirrur nga OVL-UÇK

Në sheshin e kryeqytetit, saktësisht para Kuvendit të Kosovës...

Protesta para Kuvendit, Dërguti: Nuk do të lejojmë të poshtërohen e nëpërkëmben viktimat

Opinionistja, Aida Dërguti ka marrë pjesën në protestën e...

Autoriteti Irlandez i Aviacionit është duke i hetuar raportimet për disa drita të bardha dhe UFO, që u panë disa kilometra larg bregdetit jug-perëndimor të Irlandës. E tëra filloi kur të premten e kaluar, një pilote e kompanisë “British Airways” e kontaktoi qendrën e kontrollit të aviacionit në Shannon, rreth orës 6:47 të mëngjesit.

Ajo pyeti se a kishte ushtrime ushtarake në atë zonë sepse po shihte diçka që po lëvizte shumë shpejt. Kontrolluesi i trafikut ajror i raportoi se nuk ka ushtrime në atë zonë. Përderisa aeroplani po fluturonte nga qyteti kanadez, Montreal, drejt aeroportit “Heathrow”, pilotja tha se pa një dritë që rrezatonte shumë dhe se objekti kishte kaluar kah ana e majtë e aeroplanit, para se të drejtohej shpejt kah veriu.

Ajo po mundohej ta kuptonte se çfarë ishe ai objekt, por tha se nuk kishte rrezik për përplasje. Një pilot tjetër kishte hyrë në kabinën e pilotëve dhe kishte thënë se objekti mund të jetë ndonjë meteor apo ndonjë objekt tjetër që po kthehet në atmosferën e Tokës. Ai tha se kishte disa objekte të tilla dhe të gjitha po e ndiqnin trajektoren e njëjtë. Një nga pilotët tha se shpejtësia e objekteve ishte shumë e madh, saqë mund të krahasohej me shpejtësinë e zërit, siç raporton BBC-ja.

“Pas raportimeve të datës 9 nëntor nga një aeroplan për aktivitet të pazakontë ajror, ne e kemi nisur një hetim. Ky hetim do të zhvillohet në bazë të procesit normal të hetimit të dukurive”, deklaroi Autoriteti Irlandez i Aviacionit. Në anën tjetër, një zëdhënës i aeroportit të Shannonit tha se nuk do të ishte me vend që të japin ndonjë koment, përderisa nuk përfundojnë hetimet e Autoritetit Irlandez të Aviacionit, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Përktheu: Nasuf Abdyli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz