back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaJetëPijet më të shëndetshme për zemrën

Pijet më të shëndetshme për zemrën

Të ngjajshme

Sulmohet fizikisht në një pikë karburanti avokati i Ilir Metës, pëfundon në spital

Kujtim Cakrani, avokati i njohur i Vlorës dhe mbrojtësi...

PSG synon të rinovojë kontratën e Luis Enriques deri në 2030

Paris Saint-Germain po kërkon të rinovojë kontratën e trajnerit...

Aksion në Prishtinë, 15 gjoba për shitësit ilegalë

Inspektorati i Komunës së Prishtinës, në bashkëpunim me Policinë...

Trafikonte armë zjarri në Tiranë, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

Policia e Tiranës ka goditur një rast të trafikimit...

Sëmundjet kardiovaskulare janë shkaktare të shumë vdekjeve në botë. Ato përfshijnë edhe defektet e zemrës, aritminë dhe sëmundjen e arterieve koronare.

Shëndeti i zemrës përmirësohet ose përkeqësohet në varësi të ushqimeve, pijeve dhe aktivitetit fizik.

Gjithçka që hamë dhe pimë ka një ndikim të fortë në çdo organ të trupit.

Më poshtë do të lexoni për pijet më të rëndësishme për shëndetin e këtij organi.

Uji

Uji është pija ideale me 0 kalori dhe 100 për qind hidratim. Duhet të pini 6-8 gota ujë në ditë. Atë mund ta pasuroni me pak lëng limoni ose kastravec dhe kësisoj jo vetëm do të hidratoheni por edhe do të merrni vitamina.

Qumështi

Qumështi me pak yndyrë apo ai i sojës është një mënyrë shumë e mirë për të marrë kalcium. Ekspertët sugjerojnë që të pini një gotë me qumësht në ditë. Qumështi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit në gjak.

Çaji

Çajrat, kryesisht ato bimorë, ulin rrezikun e iktusit, sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Nëse njeriu konsumon 3 filxhanë çaj në ditë rreziku i atakut në zemër ulet me 11 për qind. Zgjidhni gjithmonë çajra bimorë dhe jo produkte industriale.

Kafeja

Kafeja është shumë e shëndetshme për zemrën, por këto vlera largohen nëse e pasuroni atë me shumë kremëra e ëmbëlsues artificialë. Këto të fundit shtojnë shumë kalori në organizëm dhe rrisin kolesterolin.

Të Fundit

Sport

ShowBiz