back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmePicula mohon kompromentimin e pozicionit të tij si raportues i Parlamentit Europian...

Picula mohon kompromentimin e pozicionit të tij si raportues i Parlamentit Europian për Serbinë

Të ngjajshme

Shaqa mëson kundërshtarin për play-off-in e Champions

Xherdan Shaqiri do të tentojë të udhëheqë FC Baselin...

​BQK për vitin 2025 parasheh rritje ekonomike prej 4.1%

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka publikuar...

Një person i vdekur, 19 raste të reja me HIV gjatë këtij viti në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka...

Raportuesi i përhershëm i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula, ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye logjike që funksioni i tij të konsiderohet i kompromentuar pas publikimit të një fotografie të tij në rrjetin social X, ku ai shihet në uniformë ushtarake nga koha e luftës në Kroaci.

Në një intervistë për portalin European Western Balkans (EWB), Picula theksoi se fakti që ka qenë pjesëtar i ushtrisë kroate gjatë operacionit “Oluja” nuk është sekret dhe nuk përbën shkak për dorëheqje apo tërheqje nga ndonjë pjesë e biografisë së tij.

“Është informacion publik që 30 vite më parë kam qenë pjesë e ushtrisë kroate, që rimori territoret e pushtuara nga e ashtuquajtura ‘Republika Serbe e Krajinës’. Këtë mund ta mohojnë vetëm ata që edhe sot relativizojnë apo maskojnë politikën që nga fillimi i viteve ’90 shkaktoi vuajtje të mëdha dhe shkatërrime në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë,” u shpreh Picula.

Ai publikoi foton me rastin e 30-vjetorit të operacionit “Oluja”, i cili për Kroacinë përfaqëson kthimin e territorit, ndërsa për Serbinë kujtohet si periudha kur rreth 200 mijë serbë u detyruan të largohen nga vendi. Postimi i tij shkaktoi reagime të ashpra nga autoritetet në Serbi, si dhe nga një pjesë e opozitës dhe shoqërisë civile, të cilët e akuzuan për mungesë objektiviteti dhe cenim të kredibilitetit të funksionit që mban.

Picula nuk pranoi të komentojë reagimet nga Serbia, por theksoi se nuk është hera e parë që sulmohet nga mediat që i konsideron si “proregjim”, duke shtuar se kësaj radhe iu bashkuan edhe politikanë të ekstremit të djathtë në BE që sipas tij janë të afërt me Rusinë e Putinit, si dhe opozitarë serbë që nuk pranojnë që ai ka mbrojtur vendin e tij në një luftë të imponuar.

Ai nënvizoi se do të vazhdojë detyrën e tij si raportues për Serbinë dhe se puna e tij është mbështetur fuqishëm në Parlamentin Evropian – duke përmendur se raporti për Serbinë mori 410 vota pro nga 720 gjithsej.

“Sikur të isha i njëanshëm apo joobjektiv, nuk do të kisha marrë atë mbështetje. Prandaj nuk ka logjikë në akuzat ndaj meje,” tha ai.

Duke komentuar situatën në Serbi, Picula tha se problemi i bllokadave të brendshme në vend është më i vjetër se mandati i tij si raportues. “Do të doja që në Serbi të tregonin të njëjtën ndjeshmëri për shkaqet reale të stagnimit të tyre evropian, sikurse e tregojnë për pjesë të biografisë sime,” përfundoi ai.

Që nga emërimi i tij në tetor të vitit 2024, Picula nuk është pritur mirë në Beograd zyrtar, kryesisht për shkak të kritikave të tij për mungesën e lirisë së medias në Serbi, si dhe për mbështetjen që u ka dhënë protestave studentore që pasonin tragjedinë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Gjatë vizitës së tij në shkurt të këtij viti, presidenti, kryeministri dhe ministri i jashtëm i Serbisë refuzuan të takoheshin me të.

- Advertisement -

Të Fundit