back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmePetkoviq reagon pasi Kurti kërkoi që krimet e “Sarajevo Safari” të hetohen...

Petkoviq reagon pasi Kurti kërkoi që krimet e “Sarajevo Safari” të hetohen në gjykatë ndërkombëtare

Të ngjajshme

Arsenal dhe Wolves ndajnë pikët pas një fundi të çmendur në Premierligë

Arsenal mori vetëm një pikë në udhëtim ndaj Wolverhampton...

Ky është vendi ku mund të hani falas Iftar çdo natë më Prishtinë

Nesër nis muaji i shenjtë i Ramazanit. E me këtë...

Hoxhaj nga Haga: Raporti i Dick Martyt ishte kurth për Perëndimin

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, pati kritika...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar të martën se ka gjithnjë e më shumë informacione, dëshmi dhe fakte lidhur me rastin “Sarajevo safari”, duke theksuar se për hetimin dhe gjykimin e tij duhet të angazhohet një instancë e posaçme ndërkombëtare gjyqësore.

Ndaj deklaratave të Kurtit ka reaguar përmes “X”, kryenegociatori serb për dialogun Kosovë-Serbi, Petar Ai pretendoi se “sulmet e bashkërenduara” ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, sipas tij me “skenarë të shpikur” synojnë, sipas tij, ta dehumanizojnë atë, duke i cilësuar pretendimet për “Sarajevo safari” si të pavërteta dhe të mohuara më parë.

Tutje, Petkovoq duke propagnaduar shtoi se “nuk do t’ia dalin! Por do të vijë dita e gjykimit kur Kurti do të përgjigjet për të gjitha krimet ndaj serbëve”.

Sulmi i përbashkët i Kurtit dhe bllokuesve ndaj Presidentit Vuçiç me skenarë të sajuar janë pjesë e së njëjtës matricë dhe burojnë nga e njëjta qendër pushteti me qëllim çnjerëzorizimin e Vuçiqit. Nuk ka gënjeshtër që ata nuk do ta përhapin, përfshirë këtë për “Safari-n e Sarajevës” që është mohuar njëqind herë, vetëm për ta rrëzuar atë”.

“Ata nuk do t’ia dalin mbanë! Por do të vijë dita për gjykatën ku Kurti do të mbahet përgjegjës për të gjitha krimet kundër serbëve’, ka propaganduar Petkoviq. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz