back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaJetëKuriozitetePeshkatari bëhet milioner, ajo çfarë zuri në rrjetë i ndryshoi krejtësisht jetën

Peshkatari bëhet milioner, ajo çfarë zuri në rrjetë i ndryshoi krejtësisht jetën

Të ngjajshme

Pas 20 viteve peshkim, Khalid Al Sinani, një peshkatar nga Omani ka kapur “fatin” e jetës, pikërisht aty ku duhet të kapte peshqit, në rrjetë.

Ndërkohë që ai po peshkonte në brigjet e Qurayat, kuptoi që rrjeta e tij kishte zënë diçka dhe nisi ta tërhiqte. Kur pas shumë përpjekjesh arriti ta nxirrte, kuptoi që kishte zënë një masë në formë dylli rreth 80 kilogramë.

Fillimisht ai nuk e dinte se çfarë ishte, por e ndjente se ishte diçka e veçantë. Më pas ai mësoi se ishte pështymë balene, e cila ka shumë vlerë në fushën e kozmetikës.

Me publikimin e lajmit kompani të mëdha të kozmetikës, i ofruan atij 3 milionë euro për ta blerë këtë pështymë, pasi ajo është shumë e rëndësishme për prodhimin e produkteve të kozmetikës dhe veçanërisht për parfumet, sepse ndikon në rezistencën e aromës.

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz