BallinaLajmePesëshja speciale e Joe Bidenit për të gjetur zgjidhje në Kosovë e...

Pesëshja speciale e Joe Bidenit për të gjetur zgjidhje në Kosovë e Bosnjë

Të ngjajshme

“Tokin” e bëjnë tokë në Ferizaj, tjetër humbje e Prishtinës

Skuadra e Prishtinës ka pësuar humbje ndaj Ferizaj me...

Mblidhet VV-ja, nis organizimi për zgjedhje të brendshme në parti

Gjatë mbrëmjes së djeshme është mbajtur mbledhje brenda Lëvizjes...

Sali Berisha pritet të kandidoj përsëri për kryetar të Partisë Demokratike

Gjatë konferencës për media, kryetari i PD Sali Berisha...

Vendosja e administratës së re amerikane të udhëhequr nga Joe Biden është pritur që do të pasohet edhe më lëvizje sa i përket situatës në Ballkanin Perëndimor. Gazeta serbe ‘Blic’ në ballinën e saj ka vendosur një shkrim në të cilin thuhet se rajoni i Ballkanit Perëndimor tashmë është vendosur ndër çështjet prioritare të administratës aktuale amerikane.

Këtë e kanë mbështetur në emërimet që Biden ka bërë, duke përmendur emrin e Kristofer Hill i cili do të udhëheq ambasadën amerikane në Beograd, Gabriel Escobar i cili do të jetë zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit që do të merret me Ballkanin Perëndimor, Jeffrey M. Hovenier i cili pritet të zëvendësojë Philip Kosnettin në ambasadën e SHBA-së në Prishtinë.

Gjithashtu është përmendur edhe emri i James O’Brien i cili është nominuar nga Joe Biden si koordinator për politikat e sanksioneve dhe emri i Michael Murphy i cili është një politikan me përvojë të madhe sa i përket politikës së jashtme amerikane, shkruan Gazeta Express

Kjo pesëshe nga “Blic”-i serb po shihet si një ekipë speciale që Joe Biden e ka përzgjedhur për të gjetur zgjidhje sa u përket situatave në Kosovë dhe në Bosnje e Hercegovinë.

Kohëve të fundit raportet Kosovë-Serbi janë shoqëruar me tensione, derisa situata nuk është fare e mirë as në Bosnje e Hercegovinë me Millorad Dodikun i cili ka kërkuar armatim nga Rusia dhe që çdo ditë kërcënon me shkëputje të “Republika Srpskas” nga Bosnja e Hercegovina.

Lidhur me këtë gjendje në dhe raportet e Serbisë me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën ka folur edhe eksperti britanik Timothy Less, i cili i sheh si të ndërlidhura dhe thotë se situata po shkon drejt një zgjidhje përfundimtare me mundësinë e ndryshimit të kufijve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz