Pesëdhjetë për qind e tarifave do të harmonizohen me Tarifën doganore evropiane duke filluar nga 1 korriku

Pesëdhjetë për qind e tarifave do të harmonizohen me Tarifën doganore evropiane duke filluar nga 1 korriku i këtij viti, ndërsa 50 për qind e mbetura nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Kjo do t’u japë mundësi prodhuesve të rrisin prodhimin e tyre, të kenë eksporte më të mëdha dhe të ardhura më të mëdha për kompanitë, informoi sot kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se çfarë parashikojnë ndryshimet e reja në Ligjin për dogana.
Ky është një problem tjetër akut që kishte biznesi, theksoi Miskoski, duke shtuar se e gjithë kjo po bëhet se bashku me odat ekonomike dhe Lidhjen e investitorëve të huaj në vend.
“Edhe një tjetër trashëgimi e vështirë nga e kaluara, ato janë pjesë e atyre detyrimeve parafiskale që e vështirësuan punën si për prodhuesit e huaj ashtu edhe për ata vendas, sepse tarifa për lëndët e para nuk ishte në përputhje me Tarifën doganore evropiane, dhe ne po e bëjmë këtë përmes kësaj zgjidhjeje ligjore, tha sot kryeministri Mickoski pasi vizitoi repartin e rindërtuar për kontrolle sistematike në Institutin e Shëndetit Publik.

Lexo edhePërfundon programi i PISA-s, u mbajt online në 239 shkolla të Kosovës
Mickoski përmendi se gjithashtu me këto ndryshimet do të harmonizojnë edhe tarifën doganore për të ashtuquajturit akumulatorë të energjisë elektrike ose rezervuarë për ruajtjen e energjisë elektrike të prodhuar, nga 15 për qind që është aktualisht në 2,5 ose 2,7 për qind, gjë që, siç tha ai, do ta lehtësojë ndjeshëm instalimin e pajisjeve të tilla.














