Pesë raste të dhunës në familje raportohen në tri komuna të Kosovës
dp

Lexo edheMilani arrin marrëveshje për huazimin e Hojlund, diskuton opsionin për blerje

Në kryeqytet janë raportuar dy raste ku viktima ishin gra. Në një rast, një grua u sulmua fizikisht nga bashkëshorti, ndërsa në tjetrin ajo raportoi dhunë psikike nga vjehrri. Në të dy situatat nuk pati persona të lënduar dhe procedurat ligjore janë duke u zhvilluar në mënyrë të rregullt, raporton lajmi.net
Në Lipjan, një grua u sulmua nga bashkëshorti dhe vjehrrit. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ajo u sistemua në një strehimore.
Ndërkohë, në Deçan u raportuan dy incidente. Në njërin rast, një burrë deklaroi se u sulmua fizikisht nga vëllai i tij, i cili aktualisht është në arrati. Në rastin tjetër, një burrë u arrestua pasi ushtroi dhunë ndaj dy prindërve të tij nën ndikimin e alkoolit.

Lexo edheMilani arrin marrëveshje për huazimin e Hojlund, diskuton opsionin për blerje
Të gjitha rastet janë duke u trajtuar nga institucionet përkatëse të drejtësisë./Lajmi.net/