HomeLajmePesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë, katër...

Pesë raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë, katër të arrestuar dhe një në arrati

Të ngjajshme

Ekskluzive: Ky është kosovari që u ekstradua nga Shqipëria, i dënuar me 11 vjet burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është...

KRU “Hidromorava” vazhdon shkyçjen e konsumatorëve me fatura të papaguara në Gjilan

KRU “Hidromorava” në Gjilan ka njoftuar se ka vazhduar...

Nga viti i ardhshëm, në aeroport mund të pini ujë falas

Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar...

Hap llogari në ProCredit Bank, afatizo dhe fito bonus menjëherë!

Afatizo minimum 5,000 € për 6 muaj dhe përfito...

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar gjatë 18 korrikut në komuna të ndryshme të Kosovës. Sipas Policisë së Kosovës, katër persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, ndërsa një i dyshuar ndodhet në arrati.

Në Graçanicë, rreth orës 14:10, një grua ka raportuar se ka qenë viktimë e dhunës psikike nga vëllai i saj.

“I dyshuari (vëllai i saj) ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Po në Graçanicë, rreth orës 11:00, një grua dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

“Viktima është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia.

Në Podujevë, rreth orës 08:00, një burrë dyshohet se fillimisht ka sulmuar fizikisht djalin e tij me një mjet të fortë, e më pas ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë.

“I dyshuari fillimisht ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë djalin e tij, pastaj ka tentuar të bie nga kati i dytë i shtëpisë. Njësitë policore kanë arritur ta shpëtojnë, ndërsa me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Një tjetër rast është raportuar në fshatin Vitomiricë të Pejës, ku më 18 korrik është denoncuar një incident i ndodhur më 14 korrik.

“Sipas raportimit, bashkëshorti i viktimës ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar”, bën të ditur Policia.

Ndërkaq, në Vushtrri, pas një mosmarrëveshjeje bashkëshortore, një burrë dyshohet se ka fyer dhe ofenduar bashkëshorten e tij, ndërsa më pas ka dëmtuar me thikë një nga dyert e shtëpisë.

“I dyshuari e kishte fyer dhe ofenduar viktimën dhe në shenjë revolte me thikë ka dëmtuar një nga dyert e shtëpisë. Ai është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Të gjitha rastet janë duke u hetuar nga organet kompetente.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz