BallinaLajmePesë punëtorë të KEK-ut rezultojnë pozitiv me Koronavirus

Pesë punëtorë të KEK-ut rezultojnë pozitiv me Koronavirus

Të ngjajshme

Kurti për takimin me Macron në Paris: Fokus në siguri, integrim dhe bashkëpunim ekonomik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një vizitë...

Kosova U21 mposhtet në ”Fadil Vokrri” nga Rumania U21

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka pësaur humbje nga Rumania...

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Nga 19 rastet e konfirmuara të mërkurën në Kosovë, një prej tyre është punëtor i KEK-ut nga Obiliqi.

Derisa KEK sot përmes një njoftimi të bërë në faqen zyrtare ka bërë të ditur se pas testeve të bëra edhe 5 punëtorë të tjerë kanë dalë pozitiv me koronavirus.

Ky është njoftimi i plotë:

Të dashur punëtorë,

Ju njoftojmë se pas testeve të bëra për COVID 19 kanë rezultuar pozitiv edhe 5 kolegë tonë. Prandaj, kemi bërë planin që të gjurmohen kontaktet në KEK të cilët do të dërgohen menjëherë për testime. Të gjithë punëtorët që kanë pasur kontakte me personat e infektuar duhet që paraprakisht të vetë izolohen duke shmangur kontaktet me familjarët dhe kolegët.

Në ndërkohë kërkojmë nga të gjithë punëtorët që të vazhdojnë të mbajnë higjienën dhe distancën sociale. Me rëndësi të veçantë të gjitha grumbullimet janë të ndaluara për shkaqe të evitimit të pandemisë. Menaxherët dhe mbikëqyrësit kanë obligimin e perkujdesit për punëtorët përkatës dhe zbatimin e masave të nevojshme konform rekomandimeve të IKSHPK-së.

Menaxhmenti edhe një herë ju bën thirrje të gjithë punëtorëve të KEK-ut, që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e lëshuara nga IKSHPK-ja, duke pasur në konsideratë se rreziku nga COVID-19 ende nuk ka kaluar dhe çdo mos kujdes paraqet rrezik për të gjithë punonjësit e korporatës në tërësi!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz