back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaZgjedhjetPesë kandidatë për deputetë tërhiqen nga listat e partive

Pesë kandidatë për deputetë tërhiqen nga listat e partive

Të ngjajshme

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, qëlloi me armë me gaz pas një përleshjeje

Një person është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet...

Aksident trafiku në Dollc, shkaktohen kolona të gjata

Një aksident trafiku ndodhi mëngjesin e sotëm në Dollc...

Trafik armësh dhe makinash në Shqipëri, arrestohen dy persona nga Kosova

Policia Kufitare në Morinë ka arrestuar në flagrancë shtetasi...

Largohen katër kandidatë për deputetë nga lista e PEK-ut, një nga partia Fjala, raporton T7.

Deri para pak ditësh, Egzon Dervishi nga Drenasi mbante fotografinë me Milaim Zekën në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

E dy orë pas publikimit të një postimi ku Dervishi bënte fushatë për Partinë Euroatlantike të Kosovës, ai bën publik lajmin për ndërrimin e partisë.

Në një përgjigje për T7, Dervishi thotë se ka zgjedhur PDK-në si partinë e tij të re, për shkak se nuk ka parë mundësi për ndryshim në PEK.

Kthimin në PDK të Dërvishit dhe largimin nga lista e kandidatëve për deputetë të PEK-ut, e konfirmoi edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

E kryetari i PEK-ut, Milaim Zeka thotë se Dervishi nuk është larguar vullnetarisht, por partia e ka përjashtuar atë.

Por Dervishi nuk është i vetmi që ka bërë kërkesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa që të tërheq kandidaturën.

Në PZAP thonë se janë edhe 4 tërheqje tjera nga kandidatët që tashmë janë certifikuar nga KQZ.

Por të njëjtit që janë decertifikuar, ligjërisht kanë të drejtë të ricertifikohen e përfshihen në lista të partive tjera.

Por Dervishi ka konfirmuar per T7 se nuk është pjesë e listës për deputetë nga radhët e PDK-së, ani pse ka kaluar në këtë subjeky politik.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz