Moti i ligë me reshje të mëdha të shiut ka prekur edhe Komunën e Rahovecit, raporton Gazeta Blic.
Si pasojë ka mbetur gjysma e Rahovecit pa energji elektrike, ndërsa janë bllokuar edhe rrugët nga balta e shkaktuar nga reshjet.
Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook nga një qytetar shihet teksa binte shi e breshër.
Bëhet e ditur se ekipet e Komunës kanë dalë në terren.
Më poshtë e gjeni videon:
Theksojmë se shi e breshëri i madh ka vërshuar mbrëmë edhe qytetin e Suharekës.
Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha pothuajse në çdo fshat të Suharekës.
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se të gjitha mekanizmat po punojnë për përmirësimin e gjendjes, raporton Gazeta Blic.
Muharremaj ka konfirmuar se humbjet kane qenë vetëm materiale dhe se janë duke u munduar që qytetit të kthehet në normalitet.