back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmePërveç policëve, edhe zyrtarët korrektues pa pagesa për orë shtesë, ndërrime nate...

Përveç policëve, edhe zyrtarët korrektues pa pagesa për orë shtesë, ndërrime nate dhe festa zyrtare

Të ngjajshme

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Disa njësi të Policisë së Kosovës nuk do të marrin pagesat për kompensimet e muajit dhjetor dhe për një pjesë të orëve jashtë orarit të rregullt të punës gjatë muajit të kaluar.

Burime të lajmi.net bëjnë të ditur se Thesari nuk ka mundur të ekzekutojë plotësisht këto pagesa, me arsyen se nuk ka buxhet të mjaftueshëm, transmeton lajmi.net

Konkretisht, policët do të paguhen vetëm për punën jashtë orarit deri në 32 orë, ndërsa pjesa tjetër e orëve shtesë nuk do të kompensohet.

Por nuk janë vetëm policët ata që nuk do të mund të kompensohen në paga pasi Lajmi.net mëson se edhe zyrtarët të Qendrave Korrektuese nuk kanë marrë pagesat për festat zyrtare e as për ndrrimet e natës.

Zyrtarët korrektues nuk kanë marrë pagë këtë muaj pavarësisht natyrës së punës së tyre, e cila përfshin ekspozim të vazhdueshëm ndaj rrezikut dhe kushte specifike të punës brenda institucioneve korrektuese, ata nuk paguhen për ndrrimet e natës dhe se rrezikshmeria atyre nuk i paguhet që nga hyrja në fuqi e ligjit për paga.

Çka thuhet në rregullore?

“Shtesa për kushte specifike të punës është shtesë mujore që përfitohet nga zyrtarët publik dhe të punësuarit e tjerë që janë të ekspozuar ndaj rrezikshmërisë së shtuar në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës që ua rrezikojnë jetën dhe/apo shëndetin. Kategoria e pozitave që janë të ekspozuara ndaj rrezikshmërisë në vendin e punës ose kanë kushte specifike të punës që ua rrezikojnë në mënyrë të shtuar jetën, për të përfituar këtë shtesë mujore, duhet të plotësojnë kriteret si në vijim; hetimi në teren, ku për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës, kryerja e detyrave në operacione të rrezikshme, të cilët për shkak të detyrës përballen në mënyrë të drejtpërdrejtë me rrezikshmërinë e jetës gjatë punës”.

Çështja e moskompensimit të orëve shtesë, ndërrimeve të natës dhe shtesave për rrezikshmëri ka qenë e përsëritur për Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Korrektues, veçanërisht pas hyrjes në fuqi të Ligjit për paga./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz