Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të Qendrës Rajonale të rikonstruktuar për arsim profesional të mesëm “Mosha Pijade” në Komunën e Tetovës.
Bëhet fjalë për një objekt që ka një rol të rëndësishëm në arsimin profesional dhe trajnimin e të rinjve, ndërsa me rikonstruksionin pritet të përmirësohen kushtet për mësim dhe punë praktike të nxënësve.
Pas ngjarjes, është paraparë që Hristijan Mickoski të japë një deklaratë për mediat.