Përurohet liqeni akumulues në lumin Ibër
BILLI
Lexo edheKrisin grushtet në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së në Mitrovicë, nëndegët rebelohen kundër vendimit për neutralitet në zgjedhjet e 19 nëntorit
Ky projekt është i realizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Komuna e Mitrovicës.
Ky projekt kap vlerën investive rreth 4.2 milionë euro dhe ka për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore në komunën e Mitrovicës.
Lumi Ibër ofron mundësi shumë të mira, por tani me ndërtimin e liqenit akumulues rrjedhës dhe të plazheve, të pushimoreve e shëtitoreve, qytetarët mitrovicas, por edhe ata të komunave të rajonit të Mitrovicës e të Kosovës do të kenë kushte jashtëzakonisht të mira për të pushuar, për t’u freskuar gjatë ditëve të verës dhe për të bërë plazh, pa shpenzuar shumë buxhetin familjar.Hartuesit e projektit kanë siguruar se pushuesit kosovarë mund të shijojnë plazhet, pushimoret, shëtitoret, madje edhe restorantet e kafenetë, ndërkohë që do riaktualizohet edhe sporti i lundrimit, i cili dikur ishte një prej sporteve kryesore në qytetin buzë Ibrit.

Lexo edheKrisin grushtet në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së në Mitrovicë, nëndegët rebelohen kundër vendimit për neutralitet në zgjedhjet e 19 nëntorit