back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmePersoni që vrau hajnin po mbronte gruan dhe fëmijët

Personi që vrau hajnin po mbronte gruan dhe fëmijët

Të ngjajshme

Shqipja bën shqiponjën me duar në SHBA

Shqipe Hysenaj ka zgjedhur Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

Arsim Bajrami: Rubin e tha saktë, Thaçi s’kishte autoritet të vendoste i vetëm për Rambujenë

Profesori dhe ish-ministri Arsim Bajrami, në një intervistë për...

Refuzohen ankesat e LVV-së për nxitje të urrejtjes ndaj PDK-së e Listës Serbe

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar...

Mbrëmjen e së martës, rreth orës 21:00, katër persona ia kishin mësyrë lagjes “Halim Bardhoshi”, e cila çonte në shtëpinë dykatëshe, në të cilën tash e dy vjet jetonte me qira Ridvan Beqiri nga Ferizaj, së bashku me familjen e tij.

Ridvani ishte brenda në shtëpi së bashku me gruan dhe dy fëmijët, kur katër persona me maska e të armatosur tentuan të hynin për të kryer një grabitje.

Plani siç duket atyre u shkoi huq, pasi që 40-vjeçari i hetoi hajnat dhe për të mbrojtur fëmijët gruan dhe veten në sy të tyre, u detyrua të përleshej me grabitësit.

Gjatë kësaj përleshjeje me armë, siç shihet edhe në fotot që ka siguruar Express, mbeti i vdekur Kujtim Krasniqi nga fshati Makovc i Prishtinës. Ai, siç ka bërë të ditur Policia, është emër i njohur për ta, ndërkaq tre persona tjerë janë në arrati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz