Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur personi që ishte aksidentuar në Sllatinë më 6 shkurt.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET- Sllatinë, Rr. Prishtinë-Pejë / 06.02.2026 – 19:47. Sot me datë 07.02.2026 rreth orës 11:00 derisa ka qenë në tretman mjekësor në QKUK – si pasojë e lëndimeve të marra në aksident trafiku viktima m/k, ka ndërruar jetë. Me vendim të Prokurorit trupi i pajetë dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë. /IndeksOnline/