Personat e karantinuar dëmtojnë inventarin në konvikt, policia inicon rast
03

Lexo edheNjë person pozitiv me Covid-19, nga 35 personat e vendosur në Qendrën e Studentëve,

Policia e Kosovës ka njoftuar se të enjten në Qendrën e Studentëve, e cila është lëshuar për karantinë me vendim të Qeverisë së Kosovës, është dëmtuar inventari.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet.
“Qendra e Studenteve, Prishtinë 02.04.2020 – 21:20. Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i konviktit, ka informuar se në konvikte të studentëve që shfrytëzohet për karantinë, persona të pa njohur kanë dëmtuar inventarin. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Lexo edheNjë person pozitiv me Covid-19, nga 35 personat e vendosur në Qendrën e Studentëve,