Skenderaj, në dy lokacione të ndryshme konfiskohen dy armë
BILLI
Lexo edheKryeministri Mustafa shpreh përkushtimin e Qeverisë për avancimin e mirëqenies së fëmijëve
Sot në orët e mëngjesit, rreth orës 06:00, në fshatin Marinë, në Skenderaj, Policia e Kosovë në dy lokacione të ndryshme ka konfiskuar dy armë.
Me urdhër të Gjykatës, sot rreth orës 06:00 të mëngjesit Policia e Kosovës ka realizuar një bastisje në tri lokacione të ndara, ku gjatë kontrollimit ne dy lokacione janë gjetur, dy pushke gjuetie, 12 fishek të cal 12 mm, për të cilat nuk posedonin leje, dhe në cilësi të provave materiale janë konfiskuar, ku dy personat e dyshuar D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, janë arrestuar dhe janë intervistuar nga policia.
Të dyshuarit D.G., 22 vjeçar dhe N.G., 62 vjeçar, pas procedurave intervistuese nga prokurori i Shtetit, janë liruar për procedurë të rregullt.

Lexo edheKryeministri Mustafa shpreh përkushtimin e Qeverisë për avancimin e mirëqenies së fëmijëve
Ndaj tyre është iniciuar rasti për ”Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës’’.