BallinaJetëPërse disa njerëzve u shfaqet morthi në dimër? Cilat janë kushtet që...

Përse disa njerëzve u shfaqet morthi në dimër? Cilat janë kushtet që e favorizojnë?

Të ngjajshme

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një shtëpi në Gjakovë është përfshirë nga zjarri në...

Kosova shënon përparim në uljen e vdekshmërisë së fëmijëve

Kosova ka shënuar përparim në uljen e vdekshmërisë së...

Morthi, ose siç njihet në terminologjinë mjekësore (pernio), është një patologji që shfaqet kryesisht tek personat që vuajnë nga qarkullimi i dobët periferik i gjakut. Ai shfaqet kryesisht në periudhën e dimrit, ku temperaturat janë të ulëta, në duar, këmbë, vesh,hundë dhe në faqe (sidomos në fëmijët e ushqyer keq) dhe favorizohet prej lagështirës.

Pacientët kanë një edemë (fryrje) të lehtë të gishtave të duarve apo të këmbëve, dhe shpesh nuk e dinë që vuajnë nga një patologji e tillë. Këtë e kuptojnë më vonë, kur edema bëhet më e theksuar. Kjo vjen si rezultat i stazës së gjakut (grumbullimit të gjakut) nga mosfunksionimi i mirë i qarkullimit. Gjatë ekspozimit në të ftohtë kapilarët e gjakut në lëkurë dëmtohen dhe nuk funksionojnë ashtu sikurse duhet dhe, si rezultat, lëkura fillon të skuqet, të enjtet, si dhe fillojnë kruajtjet si rezultat i inflamacionit.

Por cilët janë faktorët predispozues të morthit?

Ekspozimi i lëkurës në të ftohtë: Personat që ekspozohen ndaj të ftohtit, lagështirës, kanë më shumë gjasa për të zhvilluar morthin.
Nënpesha: Njerëzit që peshojnë rreth 20% më pak se pesha normale priren të vuajnë nga morthi.

Vendi ku jetoni: Në mënyrë paradoksale, njerëzit që jetojnë në vende shumë të ftohta kanë më pak gjasa të vuajnë nga morthi, sepse kushtet e jetesës dhe veshjet e përdorura në këto zona janë më mbrojtëse kundër të ftohtit. Por, në qoftë se jetoni në një zonë me lagështi të lartë dhe temperatura relativisht të ulura rreziku për të zhvilluar morth është më i lartë.

Qarkullimi i dobët i gjakut: Njerëzit me qarkullim të dobët të gjakut kanë tendencë të jenë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve të temperaturës, duke i bërë ata më të ndjeshëm ndaj morthit.

Fenomeni Raynaud: Njerëzit të diagnostikuar me fenomenin Raynaud janë më të prirur që të shfaqin morthin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz